Flitet për trajnerin që cilësohet si “babai i kundërpresingut” (gegenpressing në gjermanisht), nga i cili mësuan të tjerët si p.sh., Jurgen Klopi. Ralf Rangnik kërkon futboll me vrapues dhe tek Mançester Junajtidi mund të ketë probleme me lojtarë të ndryshëm, sidomos me Kristiano Ronaldon që është 36 vjeç, apo edhe Bruno Fernandesin dhe Pol Pogbanë.