E ndjeu vetë se paga e tanishme “i rri pak ngushtë”, dhe e hodhi vetë hapin që mendoi si të drejtë. Trajneri i Bornmuthit, Edi Houi, një njeri që paguhet jo pak, por plot 4 milionë paundë stërlina në vit, vendosi t’i ulte rrogën vetes, dhe sipas gazetave britanike ulja do të jetë e ndjeshme.