Nuk është harruar ajo që ndodhi gati 6 vjet më parë, dhe në Beograd e kujtojnë përsëri. Koha bën të vetën, dhe duket e largët dhuna ndaj kombëtares shqiptare në duelin me Serbinë, veçse këtë të martë Crvena Zvezda është mikeshë në fushën e Tiranës, dhe gazetarët serbë ngacmojnë trajnerin Dejan Stankoviç pikërisht për këtë