Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk mbylli siç duhet edicionin e Ligës së Kombeve, ndërsa u rendit në bisht të grupit të saj pas barazimit 1-1 me Islandën. Me gjasë, në ndeshjen e fundit të Edi Rejës në stolin kuqezi, ekipi përfaqësues ishte pranë fitores, por sërish nuk bindi dhe barazimi mund të quhet edhe fat.