Në Klubin Gjithëanglez (All England Club) duket sikur koha ka ndalur. Ritualet dhe ceremonialet e dikurshme mesjetare nuk dëshirojnë ta braktisin Uimbëlldonin edhe pse Grand Slemi më i dëgjuar i tenisit luhet në epokën moderne. Një nga rregullat që kanë zënë myk nga shekuj pandryshimi është kodi rreptësisht i përcaktuar i veshjes, të cilin tenistët