Ekipi që fiton nuk ndryshohet. Kjo është aksioma e futbollit dhe kështu do të veprojë edhe trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, për ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës. Skuadra shqiptare cilësohet favorite për kualifikimin në raundin e dytë eliminator ndaj Saburtalos, pas fitores 1-0 në Gjeorgji, dhe në formacion nuk pritet të ketë ndryshime.
Partizani ka favorin e stadiumit në Gjeorgji, ndonëse Saburtalo ka luajtur 20 javë kampionat!
Përballja do të jetë e vështirë, por gjithsesi ka edhe lajme të mira. Partizani ka një favor, sado të vogël, për sfidën e parë të Ligës së Konferencës. Kundërshtari i të kuqve, ekipi nga Gjeorgjia, Saburtalo, nuk mundet të luajë në stadiumin e vet në kryeqytetin Tbilisi, ndaj do të detyrohet të zhvendoset në qytetin