Superliga Europiane, për momentin e “varrosur”, ishte tentativa e elitës për të zotëruar gjithë pushtetin financiar të lojës më të ndjekur në botë. Nën udhëheqjen e triumviratit Real-Barça-Juve, 12 klubet më të pasur të kontinentit (minus Bajernin e PSG-në) u përpoqën të krijonin një klub të mbyllur dhe përjashtues, pa meritokraci sportive, por vetëm në