Ishte “magjistari” i Italisë së parë të madhe, asaj që doli dy herë kampione e botës në vitet 1934 e 1938, si dhe kampione olimpike në 1936. Fitoi në total, 5 trofe, Vitorio Poco në stolin e të kaltërve, por Roberto Mançini, trajneri i sotëm, e ka kaluar të paktën për numrin e fitoreve radhazi.