Ish-mesfushori i Manchester United dhe Anglisë, Paul Ince, është akuzuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur. 57-vjeçari u arrestua pasi teksa drejtonte makinën e tij Range Rover u përplas në një rezervat qendror në Cheshire, në veriperëndim të Anglisë të shtunën. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Chester më 18 korrik.
