Kevin Lamour, drejtori operativ i FIFA-s, është pushuar nga puna nga organizmi që drejton futbollin botëror. Drejtuesi francez gjatë javëve të fundit kishte kritikuar publikisht presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Lamour ishte kundër planit të kreut të FIFA-s, që parashikonte shitjen tek investitorët privatë të një pakete prej 20% të kuotave të Kupës së Botës.

