Komisioni i gjyqtarëve të federatës spanjolle vendosi që ta pezullojë, për një kohë të pacaktuar, gjyqtarin Lahos që, të enjten e kaluar, gjykoi ndeshjen Las Palmas-Barcelona (1-1). Sikurse bën të ditur media spanjolle, në komisionin e lartpërmendur të gjyqtarëve, me në krye gjyqtarin e njohur, Eduardo Ituralde Gonzales, u bë ekspertiza e ndeshjes në fjalë