Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, me sfidën e planifikuar për më 15 qershor në Dortmund. Trajneri Luciano Spalletti komentoi shortin, duke vlerësuar jo pak edhe kuqezinjtë. “Për momentin Shqipëria është një nga më të fortat në qarkullim. Po luan futboll shumë të bukur dhe është në kushte fantastike.
