Real Madrid-Barcelona, kjo do të jetë finalja e Superkupës së Spanjës. “Los Blancos” prenë sonte biletën pasi mposhtën 3-0 Mallorcan dhe të dielën do të sfidojnë katalanasit për trofeun. Në fakt, nuk ishte një ndeshje shumë e lehtë për Realin, me Mallorca-n të vendosur mirë në fushë, e gatshmë për të bërë surprizën e mundshme.

