Vetëm një vit më parë, më 28 tetor 2023, Lamine Yamal u bë lojtari më i ri që luajti në një “El Clasico” mes Real Madridit dhe Barcelonës: ai ishte 16 vjeç e 107 ditë. Mbrëmë, në fitoren 4-0 të Barçës në “Bernabeu”, anësori katalanas bëri një tjetër hap në rrugëtimin e tij triumfues: ai u bë lojtari më i ri që shënoi në një ndeshje mes Barcelonës dhe Real Madridit, me 17 vjeç e 106 ditë. Lamine Yamal po thyen rekorde të njëpasnjëshme në karrierën e tij dhe jo më kot cilësohet si një nga lojtarët më premtues në historinë e futbollit.
sfidanti.al