Agjenti i portierit italian ka folur së fundi për largimin e Donnarumma nga PSG, aventurën e tij te Manchester City dhe Botërorin 2026. “Për të ishte një verë intensive, duke parë atë që ndodhi në Paris. Ndoshta një ditë do ta shpjegojnë se çfarë ndodhi në vlerësimin e tyre, sot po shijojmë gjithçka te City.

