Futbolli shqiptar ka bërë përsëri emër në Gjermani për arsyet më të gabuara të mundshme gjatë Euro 2024. Një punonjës i FSHF-së, akuzohet se ka përdhunuar një punonjëse të hotelit ku qëndronte Kombëtarja kuqezi në Kaiserau. Mediat gjermane kanë zbuluar detaje rreth kësaj ngjarje, me tabloidin ”Bild” që ka treguar se një 26-vjeçar shqiptar është nën hetim.