Tronditet Klubi Shumësportësh Tirana, drejtoresha Deborah Keçi është vënë nën hetim nga SPAK. Sipas hetimeve të kryera, personi në fjalë ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.