Interi ka marrë një lajm të keq para rikthimit të kampionatit. Curtis Jones ka pësuar një dëmtim muskulor dhe do të mungojë për rreth 20 ditë, duke humbur kështu ndeshjen e së shtunës ndaj Parmës. Mesfushori anglez, një prej afrimeve më të rëndësishme të Interit gjatë merkatos së verës, u ndal gjatë një seance stërvitore.

