Volejboll djem, Partizani U17 shpallet kampion i Shqipërisë

Partizani U17 është shpallur kampion i Shqipërisë pas përfundimit të fazës finale me sistem grumbullimi, takime që u luajtën në fundjavën që lamë pas.

Renditja përfundimtare:

1. Partizani

2. Vllaznia

3. Skënderbeu

4. Farka Volley

Në përfundim u zhvillua ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe trofeut. Ato iu dorëzuan ekipeve të vendit të parë dhe të dytë dhe stafit teknik nga sekretari i Federatës Shqiptare të Volejbollit, z.Ervis Dosti.

sfidanti.al