Vizitë në Shtëpinë e Bardhë? Jo, faleminderit! Golden Stejt preferoi vizitë në muze.

Golden Stejt e bëri realitet dekaratën e Stiven Kërrit dhe Kevin Durant pasi fitoi titullin kampion të NBA; injorimin e vizitës tradicionale në Shtëpinë e Bardhë për t’u pritur nga presidenti i SHBA, Donald Trump. Skuadra e Uorriors që ndodhej në Uashington për të zhvilluar ndeshjen e radhës me Uizards, preferoi që të kryejë një vizitë në Muzeun e kulturës dhe Historisë Afroamerikane së bashku me 40 fëmijë që vinin nga Merilendi, qyteti i origjinës së Kevin Durant.

‘Lojtarët ishin të lirë të bënin zgjedhjen e tyre-tha trajneri i Golden Stejt, Stiv Kerr-kaluam një ditë shumë të bukur’

Po kaq entuziast për vizitën në Muzeun e Historise dhe Kulturës Afroamerikane u shfaq edhe Kevin Durant që theksoi se nuk kishte zhgënjim për zgjedhjen e bërë dhe evitimin e vizitës në Shtëpinë e Bardhë.

‘Në muze mësova më shumë gjëra-theksoi Durant-reflektova shumë duke ardhur këtu së bashku me fëmijët që vinin nga qyteti im. Të gjithë duhet t’i bëjnë këto gjëra’

Pas mbylljes së kampionatit të vitit të kaluar, kishte shumë polemika në lidhje me deklaratën e Stiven Kërrit që nuk dëshironte që Golden Stejt të shkonte në Shtëpinë e Bardhë. Një deklaratë që nuk u prit mirë nga Tramp që në  Tëitter theksoi se tërhiqtë ftesën e tij për Kërrin dhe krejt skuadrën e Golden Stejt

sfidanti.al