Verstappen, piloti që ka fituar më shumë para në vitin 2025

Kampionati Botëror i Formula 1 sapo ka përfunduar me triumfin e Lando Norris, por ‘fituesi’ në renditjen e pilotëve më të paguar është një tjetër: Max Verstappen me një shumë marramendëse prej 76 milionë dollarësh.

Sipas Forbes, 363 milionë dollarë kanë fituar 10 pilotët më të paguar të Formula 1 në vitin 2025. Kampioni i saposhpallur i botës i McLaren është “vetëm” i treti (57.5 milionë dollarë), i paraprirë nga Lewis Hamilton, i cili fitoi 70.5 milionë dollarë, më shumë se dyfishi i shokut të tij të skuadrës në Ferrari, Charles Leclerc, i cili është vetëm i pesti me 30 milionë dollarë.

“Përtej rasteve individuale”, thekson Forbes, “pilotët e F1 po përfitojnë nga dy trende që po rrisin pagat. Së pari, biznesi i F1 po lulëzon, me sponsorizime dhe çmime në rritje; Forbes vlerëson se dhjetë ekipet patën mesatarisht 430 milionë dollarë të ardhura sezonin e kaluar, ndërsa vlera e tyre mesatare pritet të rritet në 3.6 miliardë dollarë në vitin 2025, nga 1.9 miliardë dollarë në vitin 2023”.


sfidanti.al