Vëllezërit Gasol i sjellin Spanjës medaljen e pa premtuar..të bronxit!

Në “finalen e vogël”, Spanja e kryesuar nga vëllezërit Gasol triumfoi mbi Rusinë, 93-85, duke i dhënë ekipit të vet medaljen e bronzit në Eurobasketin 2017. Pau dhe Mark Gasoli nuk lejuan që Spanja të pësonte një humbje tjetër, ndërkohë që “furia e kuqe” nuk arriti që ta justifikonte rolin e saj prej favoriteje, duke qënë se ajo u mund në gjysmëfinale nga Sllovenia.

Të zgjedhurit e trajnerit Skariolo kryesuan gjatë të gjithë ndeshjes, madje, në disa momente, edhe me një diferencë dyshifrore, por Rusia, deri në fund, luftoi dhe nuk u dorëzua, duke e ulur diferencën, madje, edhe deri në -2 pikë (78-76). Pau Gasol e mbylli ndeshjen me 26 pikë, vëllai i tij, Marku, me 25 pikë, kurse në ekipin rus më i miri ishte Aleksei Shved me 18 pikë.

Sfidanti.al