Vdiq pasi u pre me patina, e fejuara zbulon unazën e martesës

Adam Johnson ndërroi jetë në 28 tetor pasi u pre me tehun e patinave të Matt Petgrave në një ndeshje të hokejit amerikan por kur ka kaluar pak më pak se një muaj nga tragjedia, një detaj prekës rikthen në vëmendje emrin e sportistit që vdiq në mënyrë tragjike. E dashura e tij, ka gjetur unazën që ai kishte planifikuar t’ia vendoste në gisht për propozimin e martesës.

Bukuroshja Ryan Wolfe e ka zbuluar unazën mes sendeve personale të 29-vjeçarit që luante për Nottingham Panthers, ndërroi jetë në spital pasi mori një plagë shumë të thellë. Aktualisht në kontenë e Sheffield po hetohet në lidhje me vdekjen e lojtarit të lindur në SHBA dhe shumë shpejt mund të ngrihen akuza zyrtare ndaj personaleve që mendohet se janë fajtorë me veprimet dhe mosveprimet e tyre.

sfidanti.al