Vdekje tragjike në Rally Dakar

Gjatë etapës së dytë të Rally Dakar, Carles Falcon pësoi një aksident dhe gjendja e tij ishte e pashpresë që në çastet e para ndërsa pak ditë më vonë, piloti i Twin Trail Racing mbylli sytë përgjithmonë. Pasi ra në gjendje koma, piloti spanjoll u transferua në vendlindje për trajtim më të specializuar por nuk ia doli mbanë. Dëmtimet neurologjike të shkaktuara nga ataku kardiak gjatë aksidentit i shkaktuan atij dëme të parikuperueshme, ndërsa garat në dunat e rërës dhe terrenet e vështura të Arabisë Saudite kanë humbur një nga pilotët më të talentuar të motoçiklizmit. Kjo nuk është hera e parë që një pilot ndërron jetë në garat Rally Dakar e konsideruar një nga më të rrezikshmet mes sporteve profesioniste.

sfidanti.al