Raketa e tenisit më e shtrenjtë në botë është ajo e Rafael Nadalit dhe i përket vitit 2017, e përdorur në finalen e turneut grand slam “Roland Garros”. Raketa me të cilën tenisti spanjoll fitoi me tre sete kundër zviceranit Stan Vavrinkas është shitur për 157.333 dollarë. Ky është rezultati i një ankandi “online” të mbajtur në platformën “Prestige Memorabilia”. Çmimi përfundimtar është më i larti i paguar ndonjëherë për një objekt që i përket kampionit spanjoll, një shifër që ka tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 139.700 dollarësh, që datonte vitin 2022, shumë e paguar për raketën e përdorur nga majorkani në finalen e “Australian Open” atë vit. Nadal, i cili u tërhoq gjatë vitit të kaluar është një prej emrave më të mëdhenj në historinë e tenisit, fitues i plot 22 turneve Grand Slam në karrierë.
sfidanti.al