Fundi i sezonit është larg, por Max Verstappenka bërë për vetë të gjithë jo vetëm titullin e tretë kampion. Në pistë e konsideronin si “të çmendur” për shkak të mënyrës se si drejton veturat në pistë, por tani me numrin e rekordeve të arritura kaq shpejt në karrierë meriton një tjetër nofkë…
Piloti më i ri në moshë që është pjesë e një fundjave garash në Formula 1:
Mosha: 17 vjeç dhe 3 ditë
Vendi: Çmimi i Madh i Japonisë 2014
Piloti më i ri që merr pjesë në një garë të Formulës 1:
Mosha: 17 vjeç dhe 166 ditë
Vendi: Çmimi i Madh i Australisë 2015
Piloti më i ri në moshë që merr pikë në Formula 1:
Mosha: 17 vjeç dhe 180 ditë
Vendi: Çmimi i Madh i Malajzisë 2015
Piloti më i ri në moshë që fiton një garë në Formula 1:
Mosha: 18 vjeç dhe 228 ditë
Vendi: Çmimi i Madh i Spanjës 2016
Piloti më i ri në moshë që rregjistron xhiron më të shpejtë:
Mosha: 19 vjeç dhe 44 ditë
Vendi: Çmimi i Madh i Brazilit 2016
Piloti më I ri që rrealizon një “grand slam” në Formula 1: (pole, xhiro më të shpejtë, fitore)
Mosha: 23 vjeç dhe 277 ditë
Vendi: Çmimi i Madh i Austrisë 2021
Numri më i madh i Podeve në një sezon të Formulës 1:
Vendi: Çmimi i Madh i Abu Dabit 2021
Rekordi: 18 pode
Rekordi i mëparshëm: 17 (Mikael Shumaker në 2002 dhe Sebastian Fetel në 2013)
Numri më i madh i pikëve të grumbulluara në një sezon të vetëm:
Vendi: Çmimi i Madh i Meksikës 2022
Rekordi: 454 pikë
Rekordi i mëparshëm: 413 pikë (Ljuis Hamilton, 2019)
Numëri më i madh i fitoreve në një sezon të vetëm në Formulën 1:
Vendi: Çmimi i Madh i Meksikës 2022
Rekordi: 14 fitore (momentalisht ka 13)
Rekordi i mëparshëm: 13 (Mikael Shumaker në 2004 dhe Sebastian Fetel në 2013)
Numri i fitoreve radhazi:
Numri: 10
Vendi: Çmimi i Madh i Italisë 2023
Rekordi i mëparshëm: 9 (Sebastian Fetel në 2013)