Është ende larg unifikimit të titujve për të qenë një Muhamed Ali apo Majk Tajson, ndërsa më pas këtë e bënë Lenoks Ljuisi dhe Vladimir Kliçko. Tajson Fjuri u lavdërua si personaliteti kryesor i boksit profesionist në peshat e rënda në epokën tonë, pas fitores së vështirë, veçse të merituar, ndaj Diontej Uajlderit. Boksieri anglez pati nevojë për 11 raunde përballë amerikanit, krejt ndryshe nga ndeshja e dytë mes tyre që u mbyll shumë më shpejt dhe ishte krejt e njëanshme. Deri në raundin e 11-të, të dy boksierët e hodhën nga dy herë nokdaun njëri-tjetrin në ringun e Las Vegasit. Madje, Uajlder kryeson me pikë në një moment, por në raundet e fundit epërsia e Fjurit ishte e madhe dhe nokauti u duk përfundimi më logjik. Boksieri amerikan u dërgua për një vizitë mjekësore në spital, ndërsa Fjuri shkoi në disko bashkë me të shoqen, Paris. “Dua të falenderoj trajnerin tim, ShugërHill, një amerikan nga Detroiti sepse po të mos ishte ai, unë nuk do t’ia kisha dalë sonte”, – u shpreh kampioni i federatës WBC, ndërsa duhet të sfidojë të tillë si Oleksandr Usik, Entoni Xhoshua, apo Dilian Uajt.
Sfidanti.al