Tajger Uds eshte rikthyer. Golfisti 42 vjecar fitoi ne PGA Tur ne Atlanta dhe e beri sipas stilit te tij duke u shfaqur superior ndaj kundershtareve te tij. Kjo fitore eshte nje shenje e leshuar nga Uds pikerisht ne prag te Ryder Cup 2018 qe do te nise pas disa ditesh.
Tajger Uds kryesoi ne Atlanta gjate gjithe xhirove per te shenuar kete fitore aq te shumepritur. Per golfistin amerikan kjo eshte fitorja e 80 dhe e 14 ne turnete madhore. Tani ne shenjestren e Uds jane rekordi prej 82 fitoresh i Sem Snids dhe ai i 18 titujve te fituar ne turnete madhore i Xhek Niklaus.
Tajger Uds nuk njihte fitore ne turnete e golfit prej 1876 ditesh qe do te thote se nuk ai nuk triumfonte qe nga gushti i vitit 2013 ne WGC Bridgestone Invitational. Golfisti u rikthye vetem gjate ketij viti ne fushat e golfit pasi kaloi problemet ne shpine qe e detyruan t’i nenshtrohej nderhyrjeve kirurgjikale. Ai ka fituar shume pozicione ne klasifkimin e pergjithshem pasi me suksesin ne Atlanta eshte mes 20 me te mireve, nderkohe qe me pare ka qene i renditur ne vendin e 625.
Sfidanti.al