“SuperBoul”, Nju Inglënd zbret nga qielli në Hjuston, për finalen!

Të dielën është finalja e madhe e futbollit amerikan, quajtur ndryshe Superboul. Në stadiumin e Hjustonit do të ndeshen Nju Inglënd Patriots dhe Atlanta Falkons, për titullin kampion të sportit më të ndjekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në qytetin jugor zbriti e para Atlanta, ndërsa një ditë më vonë, ekipi që ka fituar plot katër tituj, ndërsa ditët derisa të vijë përballja do të jenë stërvitje dhe konferenca mediatike.

Ishte interesante mënyra sesi Patriotsët (shkurt Pats) zbritën nga aeroplani dhe shkuan në zyrat e aeroportit për t’u transportuar në hotel. Të gjithë lojtarët zgjodhën mënyrën normale të udhëtimit, me përjashtim të Xhabal Sherdit, i cili zgjodhi të udhëtonte me një patinë me rrota. Përpara nisjes për në Hjuston, lojtarët dhe stafi teknik u takuan me një turmë të madhe tifozësh në Foksborou të Miçiganit, pranë Bostonit. Në takimin që u mbajt pranë stadiumit “Xhilet”, ata i premtuan tifozëve se ata do të bëjnë maksimumin për ta fituar titullin. Sfidanti.al

superboul