Stefan Peterhansel rigjen fitoren në etapën e 7 të Rally Dakar

Stefan Peterhansel bëhet protagonisti i etapës së 7 të Rally Dakar që nisi dhe përfundoi në San Huan De Markona dhe që ishte 323 km e gjatë. piloti francez i Minit që njihet edhe si ‘Mister Dakari’ e fitoi këtë etapë me kohën 4 orë e 1 sekondë duke lënë pas tij spanjollin Nani Roma, ndërkohë që në tretin u pozicionua një tjetër emër i njohur spanjoll, Carlos Sainz. Sebastian Loeb, që shkëlqeu në etapën e pestë dhe të 6 duke i fituar ato, këtë radhë u tradhëtua nga makina e tij Peugeot që pati një problem elektrijk duke bërë që francezi të humbasë 40 minuta. pavarësisht përpjekjeve për të ndryshuar situatën, Loeb e e mbylli etapën e 7 i 11 me 28 minuta e 27 sekonda më shumë se Peterhansel. Renditja e përgjithshme për makina vazhdon të kryesohet n ga Naser Alatijah, i katërti në etapë, i ndjekur në vendin e dytë nga Peterhansel e në të tretin nga Roma, ndërsa loeb zbret në vendin e katërt.

Ndërsa për motorë, triumfi i shkoi britanikut Sem Sandërlend me 3 orë 51 minuya e 41 sekonda. menjëherë pas tij në vendin e dytë u pozicionua Florimo, ndërsa në të tretin rezultoi amerikani Brabek. Etapa e 7 ishte për t’u harruar për Kintanijën që për shkak të disa gabimeve u rendit i 14 me 21 minuta më shumë se Sandërlend duke humbur kështu edhe kreun e renditjes së përgjithshme që e mori pikërisht Brabek që ndiqet nga Van beveren dhe Toni Prajs

sfidanti.al