Një sportist 23-vjeçar regbie në Britani dhe baba i dy fëmijëve, është ndarë papritur nga jeta duke lënë pas gruan shtatzënë dhe fëmijët e vegjël. Klubi i regbisë Rossendale njoftonte se Liam Canning ka vdekur të mërkurën, pa dhënë detaje mbi shkakun apo sëmundjen që shkaktoi humbjen. Disa ditë para vdekjes së tij bashkëshortja fliste e emocionuar për shtatzaninë. Bashkëshortja e tij Paige, postonte një foto të çiftit duke u puthur në dasmën e tyre dhe komentonte: “Do të të dua gjithmonë, do mbetesh miku im më i mirë.”Disa ditë më herët ajo shkruante në rrjetin Facebook për emocionin mbi shtatzaninë e saj dhe festën e bebes që pritet pas një muaji.
I ndjeri Liam kishte luajtur me skuadrat e Sedgely Park, Blackburn, Waterloo and Burnley & Pendle gjatë karrierës së tij. Ai kishte bërë shumë punë bamirësie, kryesisht në furnizime për të pastrehët në zonat ku banonte. Në gusht 2022 ai ndihmoi me një donacion të konsiderueshëm për pajisje mjekësore por spitalin lokal shtetëror. “Zemra dhe lutjet e mia shkojnë te fëmijët e Liams, gruaja, miqtë e familjarët…”, shkruanin te njohur në homazhe. “E pabesueshme si e morën kaq shpejt gjigantin e dashur”, shkruante një tjetër. Shkaku i vdekjes së papritur te të riut nuk është publikuar.
sfidanti.al