Sporti sjell paqen; Dy Korete organizim i përbashkët i Lojërave Olimpike 2032

Nëse Koreja e Veriut dhe e Jugut janë në rrugën e paqes, meritën e ka sporti dhe jo politika. tashmë dy vendet e gadishullit korean kanë konfirmuar vullnetin për organizimin e përbashkët të Lojërave Olimpike të vitit 2032, vullnet që u shpreh edhe nga liderët e këtyre vendeve Kim jong un dhe Moon Jae In në takimin historik të mbajtur mes tyre 2 muaj më parë.

Vendimi përfundimtar për kandidaturën e përbashkët të evenimentit më të rëndësishëm sportiv, u mor pas një takimi mes delegacioneve të autoriteteve sportive të zhvilluar në qytetin koreanoverior Kaesong dhe ai tashmë iu është komunikuar edhe drejtuesve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Dëshira për vendosjen e kandidaturës së përbashkët për Lojërtat Olimpike 2032 është hapi i radhës i bashkëpunimit sportiv të ndërmarrë nga Koreja e Veriut dhe e Jugut. Ky proces nisi me Lojërat dimërore të këtij viti në Pjongcang ku sportistët e këtyre vendeve sfiluan në ceremoninë e hapjes me një flamur, ndërkohë që në turneun e hokejit në akull për femra ato garuan me një skuadër të përbashkët. Por jo vetëm kaq, dy Koretë tashmë kanë nisyur punën që të shkojnë me skuadër të unifikuar edhe në Botërorin e Handbollit për meshkuj.

sfidanti.al