Dihet tanimë se Kristiano Ronaldo stërvitet shumë e me ngulm dhe, si rezultat, zotëron një fizik të shkëlqyer edhe në moshën 33-vjeçare, kur shumë futbollistë mendojnë që t’i varin këpucët e futbollit në gozhdë. Një nga më të impresionuarit nga forma fizike e Ronaldos është edhe bashkëlojtari i tij, Matudi:
“Mbas ndeshjes me Mançester Junajtidin, ne të gjithë ishim mjaft të raskapitur, mezi po qëndronim në këmbë, me përjashtim të Ronaldos. Ai punon si i çmendur në stërvitje që nga dita e parë, kur erdhi. Ai stërvitet më shumë se çdokush tjetër këtu te neve. Kristiano më ka thënë mua se e bën këtë, sepse do që të jetë më i miri. Në këto kushte, edhe pjesë 33 vjeç, ai është një shembull për neve dhe na jep një motiv suplementar. Ndikimi i tij është i pakufishëm, ai punon si i çmendur gjatë të gjithë javës. Ai është vendimtar në ndeshje, pasi bën gjëra që askush tjetër nuk i bën dot në fushë. Ne të gjithë ndjehemi me të fortë në krah të tij. Ai është një lider i vërtetë”.