Shuhet ëndrra e Usain Bolt për të luajtur futboll si futbollist profesionist në Australi. Drejtuesit e klubit të Central Coast Mariners në A League kanë ndërprerë bashkëpunimin me ish sprinterin, fitues të 8 medaljeve të arta olimpike. Shkaku është dështimi në arritjen e një akordi me rekordmenin botëror në 100 dhe 200 m që deri në këtë moment kishte të drejtën për t’u stërvitur për një kohë të pacaktuar me Mariners. Drejtuesit e klubit australian i ofruan Boltit një kontratë me pagë 150 mijë Dollarë australianë si dhe mundësinë e përfitimit të të ardhurave të tjera nga sponsorë të jashtë, një ofertë kjo që u hodh poshtë nga xhamajkani.
Megjithatë është dikush që i jep një shans tjetër Boltit që të zgjasë këtë ëndërr të tij për t’u bërë futbollist profesionist. Federata Xhamajkane e Futbollit me anë të presidentit të sa, majkëll Rikets, pranoi se Bolt mund të bëhet pjesë e skuaderës kombëtare
‘Do të na pëlqente të shihnim Bolt në një ndeshje zyrtare, do të tërhiqte tifozët-tha Michael Rikets për ESPN-ai është shumë i shpejte dhe nëse arrin një nivel të caktuar në aspektin teknik në futboll mund të bëhet pjesë e përfaqësueses xhamajkane. Edhe vetë lojtarët do të jenë të lumtur ta kenë atë mes tyre’.
sfidanti.al