Jannik Sinner ka siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Australian Open, pasi mposhti bashkatdhetarin e tij Luciano Darderi në derbin italian. Numri dy i botës u imponua në tre sete, me rezultatin 6-1, 6-3, 7-6. Sinner, i cili në raundet e mëparshme kishte eliminuar Hugo Gaston, James Duckworth dhe Eliot Spizzirri, dominoi dy setet e para duke treguar superioritet të qartë në lojë. Megjithatë, në setin e tretë Darderi reagoi fuqishëm, rriti nivelin e lojës dhe krijoi disa mundësi për break, duke e vënë në vështirësi rivalin e tij. Pavarësisht presionit, Sinner tregoi qetësi dhe eksperiencë, duke rezistuar goditjeve të kundërshtarit dhe duke e mbyllur ndeshjen në tie-break, për të siguruar kështu biletën për në çerekfinale.
sfidanti.al

