Në finale janë dy lojtare që ia dalin për herë të parë. Në Arenën qendrore të “Flashing Midousit” ishin pikërisht Iga Shviontek dhe Ons Zhabur që ia dolën të kualifikoheshin për në finale. Pasi afrikania ia doli më herët, erdhi radha e polakes e cila pati një gjysmëfinale të fortë ndaj bjelloruses Arina Sabalenka. Në fund, numri 1 i botës ia doli 2-1 (3-6, 6-1, 6-4), ndonëse u ndodh në rrezik për të humbur në setin përcaktues. “Ndaj Sabalenkës duhet të jesh shumë e kujdesshme, – tha polakja, – sepse ajo ka goditje të forta dhe shumë energji. Jam e lumtur që ia dola”. Shviontek u bë e para polake që arrin në finale e US Openit, ashtu si edhe algjeriania Zhabur që u bë e para afrikane në që lufton për titull.
Sfidanti.al