Shok i Lebronit, dhe yll i NBA-së, Lejkërsat ëndërrojnë me Kris Polin!

Mbërritja e Entoni Dejvisit nuk paska mjaftuar, pasi në Los Anxhelos duan edhe më shumë. Një klub i mësuar me emra të mëdhenj, me “Kohën e Shfaqjes” (Shoëtime), ka plane të tjera dhe dyshes Lebron-Dejvis mund t’i shtohet një magjistar i tretë. Ky është Kris Pol, një veteran tashmë 35-vjeçar, por që mund të ndihmojë duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Ish-basketbollisti i Nju Orlinsit, Los Anxhelos Klipersave, Hjustonit dhe tani Oklahomës, ka kontratë me Thandërin, pra Lejkërsat duhet të bëjnë sakrificë për ta marrë.

“Liqenasit” kanë edhe një “detyrë shtëpie” tjetër, që të bindin Entoni Dejvisin për të vazhduar pasi ai do të jetë lojtar i lirë në verë, por besohet se gjigandi i ardhur nga Nju Orlinsi nuk ka ndërmend të largohet vetëm pas një viti. Në fund të fundit, bashkëpunimi me Lebronin ka dalë i shkëlqyer, dhe të dy yjet duan tituj në NBA.

Sfidanti.al