Pas polemikave, Tottenham bën prapakthehu; jo asistencë për punonjësit

Pas Liverpoolit , edhe Tottenhami bën prapakthehu në vendimin e tij për të nxjerrë punonjësit në asistencë dhe kjo pas polemikave dhe kritikave të shumta të marra nga tifozët dhe ish futbollistëve të tyre. Klubi londinez doli në një komunikatë për shtyp duke bërë të ditur se punonjësit e klubit do të marrin të plotë pagën për muajt prill dhe maj dhe se reduktimi I pagave do të aplikohet vetëm për drejtuesit e klubit

Kështu pas zhurmës së madhe që u krjua, Tottenhami më në fund vendosi të heqë dorë nga  “Coronavirus Job Retention Scheme” , një fond prej më shumë se 300 miliardë Paund që u akordua nga qeveria Johnson për të evituar kolapsin ekonomik

Sipas ‘Coronavirus Job Retention Scheme’, praktikisht cdo punëdhënës kanë mund të nxjerrin në asistencë  punonjësit e tyre me shtetin që merr përsipër t’u paguajë 80% të pagës bruto deri në nivelin maksimal prej 2500 Paund në muaj. Kjo mund të ndodhë vetëm pas një akordi mes punëdhënësit dhe vartësit(këta të fundit vështirë se do të refuzonin duke qenë se ekziston rreziku I të mbeturit pa punë e pa rrogë)  dhe po të donte, pjesa tjetër prej 20% do t’I shtohej nga punëdhënësi. Është kjo një masë që vlen për 3 muaj nga marsi në maj, por që qeveria britanike mund ta shtyjë

Sfidanti.al