Mikhail Degtyaryov, anëtar i Partisë Liberale Demokratike të Rusisë, është zgjedhur si shef i Komitetit Olimpik në Rusi. Tetorin e kaluar ky insittucion mbeti pa “timonier” pasi Stanislav Pozdnyakov dha dirëhqejen pa dhënë arsye. Në vitet e fundit sporti rus po kalon në periudhë të vështirë pasi sportistët e këtij vendi janë përjashtuar thuajse nga të gjitha aktivitetet sportive për shka të luftës në Ukrainë. Në “Paris 2024” vetëm 15 sportistë nga rusia u lejuan që të merrrnin pjesë si sportistë neutralë. “Në ditët e sotme Rusia është nën një presion të madh. Qindra atletë po diskriminohen”, tha Degtyaryov, i cili është sanksionuar nga perëndimi gjatë kohës kur ka shërbyer si ministës sporti.
sfidanti.al