Rugby, si lindi 2 shekuj më parë

Legjenda thotë se në vitin 1823 gjatë një loje në një shkollë të Anglisë, djaloshi i ri quajtur William Webb Ellis kaloi përtej vijës së skuadrës kundërshtare me topin në dorë. Sot, dy shekuj më vonë, rugby football ka evoluar dhe është bërë një nga sportet më popullorë të planetit duke tërhequr pas vetes miliona njerëz, lojtarë, tifozë dhe të apasionuar. Loja e disiplinës por edhe e kaosit. Rugby mund të luhet vetëm me disiplinë, vetëkontroll, respekt për shokun dhe rivalin ndërsa simbolikisht, Kupa e Botës mban emrin e Ellis edhe pse ai ishte njeriu që nxiti frymëzimin dhe fantazinë e njerëzve të tjerë më pas për ta futur këtë sport në konturet ligjore me rregulla të qarta. Sporti e ka marrë emrin nga shkolla ku Ellis studionte, Rugby School, ndërsa rregullat e para u vendosën 20 vjet pas gjestit të Ellis.

Ndeshja e parë ndërkombëtare u luajt në vitin 1871 mes Skocisë dhe Anglisë në Edinburgh, e më pas në 1922 u krijua Liga që u përqafua edhe nga Australia, Zelanda e re dhe shumë koloni të tjera të Britanisë së Madhe. Në vitin 1900 rugby u bë sport olimpik, por Kupa e Botës u zhvillua për herë të parë vetëm në fund të viteve 80. Në shek. 20 ky sport është komercializuar dhe futur në listën e industrive fitimprurëse të sporteve botërore ndërsa lojtarët e klubeve të mëdha janë yje të krahasueshëm në të ardhura edhe me emrat e medhenj të futbollit. Momentalisht në Europë, Anglia, Irlanda, Uellsi apo Franca janë superfuqitë e vërteta ndërsa në kontinetet e tjera, Afrika e Jugut, Zelanda e Re, Australia, Argjentina apo së fundmi edhe Japonia.

sfidanti.al