Rozher Federer, tërheqja e bukurisë më të madhe të tenisit!

Nëse Rafael Nadali ka ende numrin më të madh të Grand Slemeve dhe Novak Gjokoviçi ka shansin për ta kaluar, si dhe “mantelin” e tenisitit që ka treguar forcë më të madhe psikologjike, Rozher Federeri padyshim do të mbahet mend si tenisti që ka luajtur më bukur. Një mjeshtër i bukurisë së Boris Bekerit, Stefan Edbergut apo Andre Agasit, por me më shumë fitore sesa ata, plot 20 Grand Sleme. Legjenda zvicerane ka vendosur ta mbyllë karrierën në moshën 41-vjeçare pas 3 operacioneve në gju dhe dëmtimeve të shumta, ndërsa do të luajë javën që vjen në Kupën Lejvër si turne të fundit. E gjithë bota do të ketë mundësi t’ia japë lamtumirën sportive, ndërsa tifozët u hodhën në rrjetet sociale për homazhe. Rafa Nadal e cilësoi “ditë të zezë për sportin” dhe e quajti zviceranin “shok dhe rival”. Federer fitoi 103 tituj individual dhe mba rekordin me 237 javë radhazi në krye të renditjes botërore.

Sfidanti.al