Valentino Rossi dhe Giacomo Agostini janë dy pilotët më ikonikë dhe rekordmenët e pakonkurrueshëm të Moto GP. Kreu i podiumit i gjithi italian përsa u përket rekordeve në kategorinë mbretëreshë të motoçiklizmit ku “doktori” konsiderohet edhe si njeriu më i suksesshëm i erës moderne me 9 tituj në emrin e tij, 78 nga të cilët të fituar në klasin më të lartë.
Titullin e fundit e fitoi në vitin 2009 ndërsa numëron 89 fitore e 199 podiume. Valentino Rossi garoi deri në vitin 2021 kur u largua përfundimisht nga pistat e shpejtësisë. Por nëse kthehemi pas në kohë, Giacomo Agostini është edhe më dominues pasi në 17 sezone siguroi 15 tituj dhe 122 gara të fituara. 8 prej kampionateve ai i ka siguruar në klasin 500 cc që sot njohet edhe si Moto GP. Agostinelli i dominoi garat për rreth 2 dekada me dy marka të ndryshme motorrësh. Ai u tërhoq përfundimisht në vitin 1977 ndërsa sot rezulton piloti më i suksesshëm i garave të motoçiklizmit në të gjithë historinë.