Robin Krasniqi gati të shpenzojë 1 milionë euro në gjyq për “humbjen e padrejtë”

Nuk mund ta ketë brezin e artë të kampionit në IBO pas disfatës me rivalin Dominik Bëzel, por nuk ka ndërmend ta lerë me kaq. Robin Krasniqi, boksieri i peshave të lehta profesioniste do të shkojë në gjyq me ata që vendosën humbjen e tij me pikë në ringun e Magdeburgut. Gjermani me origjinë shqiptare nga Kosova ka marrë 1 milionë euro nga sponsori kryesor për të hapur çështje gjyqësore, siç shprehet vetë Burim Hazrolli, që është edhe sponsori. Këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Rene-Dirk Hundertmark, që thotë se “do ta kërkojmë drejtësinë në nivel kombëtar, dhe ndërkombëtar derisa parregullsia të ndreqet”.

Sfidanti.al