Qëllon veten me plumb në kokë lojtari premtues i futbollit amerikan

Kyren Lacy, lojtar i LSU Tigers, u gjet i vdekur brenda makinës së tij pas një ndjekjeje policore në Teksas, me autoritetet që konkluduan se skena ishte në përputhje me një vetëvrasje. Ngjarja tragjike ndodhi pas një mosmarrëveshje të ashpër në shtëpinë e tij, ku, sipas një anëtari të familjes, Lacy dyshohet se ka qëlluar në dysheme. Lojtari 24-vjeçar është arratisur pas incidentit dhe autoritetet arritën në vendngjarje, e gjetën Lacy-n të vdekur, pasi kishte qëlluar veten me një plumb në kokë, sipas raportit të paraqitur. Lacy, që ishte i kandiduar për draftin e vitit 2025, po përballej me një proces penal lidhur me një aksident fatal në Louisiana, në muajin dhjetor. Në atë aksident, një burrë 78-vjeçar humbi jetën dhe Lacy dyshohet se iku nga vendi i ngjarjes pa ofruar ndihmë apo të thërriste shërbimet e emergjencës. Ai u dorëzua më vonë dhe u arrestua, por u lirua pasi pagoi një garanci prej 132,000 eurosh. Prindërit e Lacy-t bënë një postim prekës në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah problemet me shëndetin mendor që përballojnë shumë njerëz të afërt, të cilët shpesh nuk i ndajmë momentet e vështira që po kalojnë. Ata theksuan rëndësinë e ofrimit të mbështetjes emocionale për ata që janë në vështirësi. Vdekja e Kyren Lacy-t është një humbje tragjike për komunitetin e futbollit amerikan, duke lënë një boshllëk si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj.

sfidanti.al