Porsche nuk kënaqet vetëm me 24 Orë të Le Mans; mendon të bëhet pjesë e Formula 1

Kompania gjermane e makinave Porsche duket se nuk mjaftohet më vetëm me sukseset në garën e 24 Orë të Le Mansit, por kërkon të provojë të tjerë kampionate dhe një prej tyre duket se është ai i Formula 1. Sipas ‘Auto Bild’ drejtuesit e Porsche kanë pranuar ftesën për pjesëmarrje në mbledhjen që do të mbahet në Austri për ndryshime për vendosjen e rregullave të reja për botërorin e Formula 1 pas vitit 2020. Por jo vetëm kaq, drejtuesit e Porsche nuk kanë garantuar se do të qëndrojnë edhe për shumë kohë në garën më të famshme në botë siç është 24 Orë e Le Mansit, ndërkohë që përveç Formula 1, po studiohet edhe ideja përt’u përfshirë edhe në Botërorin e Formula E.

sfidanti.al