Ferrari është një skuadër që i ka krijuar hapësirë gjinisë femërorë në gara të ndryshme. Flasim për danezen Christina Nielsen e cila përfaqëson skuderinë e famshme italiane në garat endurance dhe këtu përfshihet edhe ajo e 24 Orë të Le Mans. 25 vjecarja, vajza e pilotit Lars-Erik Nielsen ka nisur karrierën e saj si pilote në 2007 në garat kart dhe pas 3 vitesh ajo kaloi në garat formale duke marrë pjesë fillimisht në Danish Formula Ford Championship ku u rendit e 9 në sezonin e saj të parë. Më pas ajo kalon në kampionatin ADAC Formel Masters, duke zhvilluar 2 gara ndërkohë që në 2011 garoi gjatë gjithë sezonit. Karrierën ajo e vijoi në Porsche Carrera Cup Germany, United SportsCar Championships për të mbërritur në IMSA Sportscar series Championship ku në vitin 2016 ajo arriti të fitojë me 299 pikë për t’u bërë e para pilote femër që triumfon në një aktivitet të rëndësishëm të garave të shpejtësisë në Amerikën e Veriut.
sfidanti.al