Perseri ne Dakar; Sebastian Leb konfirmon pjesemarrjen ne 2019

Sebastian Leb do te provoje serish aventuren ne Rally Dakar. Legjenda franceze e garave rally konfirmoi pjesemarrjen e tij ne kete eveniment qe do te mbahet ne fillim te vitit 2019. Sebastian Leb e komunikoi vendimin e marre sipas menyres se tij duke u shfaqur ne nje sfide me dunat e reres.

Rally Dakar i ketij viti nuk perfundoi ne menyren me te mire te mundshme per Leb dhe co-pilotin e tij Daniel Elena qe u demtua gjate garimit. Por duket se si Leb ashtu edhe Elena jane ne forme te plote dhe gati per edicionin e radhes se Rally Dakar qe do te nise ne janar te vitit te ardhshem.

Sfidanti.al