Paris 2024, Mongolia “e artë” me uniformat e atletëve

Skuadra e Mongolisë në Paris 2024 do të prezantohet gjatë ceremonisë së hapjes me shumë klas. Uniformat e ekipit janë prodhuar nga shtëpia e modës e Batbaatar Munkhbaya. Kjo e fundit në një intervistë për revistën “GQ” tha: “Nuk ishim zgjedhur ne, por Komiteti Olimpik na lajmëroi në shkurt duke na befasuar. Na kontaktuan pasi kishim bërë uniformat për Tokio 2021 dhe Peikin 2022. Kishim vetëm tre muaj kohë për të përmbushur objektivin”.   Mes të tjerash shefja e shtëpisë së modës shpjegon se uniformat ishin shumë pranë vlerave të shtetit aziatik. “Jemi frymëzuar nga Naadam”, shpjegoi Batbaatar Munkhbaya. “Festivali i Naadam në vendin tonë është i ngjashëm më Olimpiadën. E organizojmë në korrik dhe të gjithë vishen me shumë stil për ceremoninë e hapjes. Është një festival me shumë ngjyra ndërsa kostumet për Paris 2024 i kemi bërë me ngjyra më të forta”, tha Batbaatar Munkhbaya.

sfidanti.al