Pas 30 vitesh nga vrasja tragjike e James R. Jordan Sr., babai i legjendës së NBA Michael Jordan, vrasësi i dënuar, Daniel Green, mund të fitojë së shpejti lirinë. Një zhvillim tronditës në një çështje që bëri shumë bujë në vitin 1993 dhe që tani duket se është duke u rishikuar. Komisioni për lirim me kusht në Karolinën e Veriut po shqyrton mundësinë e lirimit të Green, sipas New York Times. Gjykatësi Gregory weeks ka shprehur pendesë për vendimet e marra gjatë procesit gjyqësor. Weeks ka ngritur shqetësime të mëdha për legjitimitetin e provave, duke përfshirë edhe rezultatet e paqarta të analizave të gjakut. “Nuk kam qenë kurrë më parë kaq i shqetësuar,” ka thënë gjykatësi përpara komisionit. Green, i cili ishte vetëm 18 vjeç në kohën e ngjarjes, gjithmonë është shpallur i pafajshëm, duke pranuar vetëm se ishte i përfshirë pas vrasjes së James Jordan. Tani, mbetet të pritet vendimi përfundimtar i Komisionit të Karolinës së Veriut, që mund të vijë brenda një muaji, për të kuptuar me të vërtetë çfarë ndodhi.
Ngjarja ndodhi në korrik 1993 në një autostradë të Karolinës së Veriut, ndërsa James R. Jordan Sr. po pushonte në makinën e tij. Dy adoleshentët, Daniel Green dhe Larry Demery, u akuzuan dhe më pas u dënuan për krimin. Kjo ngjarje e preku thellësisht Michael Jordan, duke ndikuar në tërheqjen e tij të papritur nga basketbolli profesionist në vitin 1993. Pas identifikimit të trupit të babait të tij, Daniel Green u shpall fajtor për vrasje në shkallën e parë dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje.
Sa i përket Larry Demery, dënimi i tij u bazua në një marrëveshje, ku ai dëshmoi kundër Green duke thënë se ishte ky i fundit që qëlloi me armë, një faktor kyç për të siguruar dënimin e Green. Megjithatë, për vite me radhë, është kontestuar drejtësia e këtij procesi, i cili u bazua në dëshmitë e paraqitura në atë kohë. Pas ngjarjes, më 6 tetor 1993, gjatë një konference për shtyp, Michael Jordan njoftoi vendimin për të lënë basketbollin, duke thënë se nuk kishte më asgjë për të provuar, pasi kishte arritur majat e karrierës së tij. Më pas, Jordan u rikthye, për t’u tërhequr përfundimisht pas sezonit 2002-2003 për herën e tretë dhe të fundit.
sfidanti.al