Në Angli flasin me siguri, US Open drejt zhvillimit me dyer të mbyllura

US Open mund të zhvillohet me dyer të mbyllura. Kjo është ajo që flitet në median britanike në lidhje me këtë turne Grand Slam I parashikuar të zhvillohet në Flushing Meadoës në 31 gusht-13 shtator. Ndryshe nga Ëimbledoni, US Open nuk është I siguruar kështu që një anulim I evenimentit do të sillte një humbje prej rreth 400 milionë Dollarësh.

Pikërisht për këtë arsye sipas ‘Daily Telegraph, Federata Amerikane e Tenisti do të bëjë gjithcka mundet për të mos spostuar as datën e as vendin e zhvillimit të turneut për ta mbajtur atë me dyer të mbyllura.Ky lajm bën që të bjerë poshtë hipoteza e zhvillimit të Grand Slamit të fundit të vitit në periudhën nëntor-dhjetor në Indian Ëells.

Gjithnjë sipas ‘Daily Telegraph’, një shtyrje për në dimër e US Open nuk do t’u pëlqente aspak televizioneve në mënyrë të vecantë ESPN që zotëron të drejtat e turneut pasi do të vendoste US Open në mes të sezonit të NFL, eventi sportiv më I ndjekur në SHBA

Sfidanti.al